Skip to content

Flota ndërkombëtare që po përpiqet të dërgojë ndihma në Gaza raporton se disa nga anijet e saja kanë hasur në anije të paidentifikuara, disa prej të cilave nuk kishin dritat e ndezura, raporton aljazeera.

Flota Global Sumud njofton në Telegram se anijet e dyshimta janë larguar dhe pjesëmarrësit kanë zbatuar protokollet e sigurisë në pritje të mundësisë për ndalimin e mundshëm.

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga një aktivist tregon një anije patrulluese të marinës izraelite duke kaluar pranë anijeve kryesore të flotës.

Ndryshe, Flota Global Sumud ka deklaruar se mbi 40 anije civile, ku përfshihen parlamentarë, avokatë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg, do të vazhdojnë lundrimin për të thyer bllokadën izraelite të enklavës palestineze. /Telegrafi/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *