Skip to content

“Hamas do të çarmatoset me çdo mënyrë”

Netanyahu theksoi se pas lirimit të pengjeve, prioriteti i Izraelit do të jetë çarmatosja e Hamasit dhe demilitarizimi i Gazës.

“Në fazën e dytë, Hamas do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet, ose në rrugën e lehtë, ose në të vështirën, por kjo do të ndodhë,” tha ai.

Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë pas lajmit se Hamas ka rënë dakord të lirojë pengjet në kuadër të një plani paqeje të propozuar nga SHBA-të. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar grupin militant të “veprojë shpejt, përndryshe çdo marrëveshje do të bjerë poshtë”.

Tel Aviv në lëvizje për lirimin e pengjeve

Mijëra njerëz u mblodhën mbrëmjen e sotme në Tel Aviv, në një protestë të madhe që kërkonte lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe përfundimin e luftës.

Turmat mbushën Sheshin e Pengjeve (Hostages Square), duke mbajtur flamuj izraelitë dhe fotografi të pengjeve, në një atmosferë të ngarkuar emocionale.

Shumë prej pjesëmarrësve mbanin edhe pankarta drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, me mesazhe si “Ne e duam Trump” dhe “Trump na shpëto, jepi fund luftës tani”

Turma shpërtheu në brohoritje “Pse janë ende në Gaza? Sillini të gjithë në shtëpi tani!”</em> dhe “Derisa të kthehen të gjithë, ne jemi të gjithë pengje!”.

Ndërkohë që deklarata e kryeministrit Benjamin Netanyahu transmetohej drejtpërdrejt në ekrane gjigante, ish-pengje dhe familjarë të tyre u ngjitën në podium për të kërkuar veprim të menjëhershëm.

Omer Shem Tov, një prej të mbijetuarve të festivalit Nova, i rrëmbyer nga militantët e Hamasit dy vite më parë, udhëhoqi thirrjet “Bring them home!” (Sillini në shtëpi!). Ai i bëri apel publik Presidentit amerikan që të sigurojë zbatimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve.

“Duhet të sigurohemi që kjo marrëveshje të ndodhë. Duhet të sigurohemi që Hamas ta nënshkruajë. Kanë kaluar dy vite. E gjithë bota po na sheh” tha ai.

Presidenti izraelit kërkon veprim të menjëhershëm

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *