Skip to content

Gazetari turk dhe pjesëmarrësi në Flotiljen Gaza Sumud, Ersin Celik, tha se ai pa forcat izraelite të torturonin Thunberg, duke përshkruar se si ajo u “zvarrit përtokë” dhe “u detyrua të puthte flamurin izraelit”.

Aktivistja malajziane Hazwani Helmi dhe pjesëmarrësja amerikane Windfield Beaver dhanë dëshmi të ngjashme në Aeroportin e Stambollit.

“Ishte një katastrofë. Na trajtuan si kafshë”, tha Helmi, duke shtuar se të paraburgosurve u mohohej ushqimi, uji i pastër dhe ilaçet.

Gazetari italian Lorenzo Agostino, i cili kishte qenë në flotilje, përmendi gjithashtu trajtimin e Thunberg.

“Greta Thunberg, një grua e guximshme, është vetëm 22 vjeç. Ajo u poshtërua dhe u mbështoll me një flamur izraelit”, tha ai.

Edhe të tjerë përshkruan keqtrajtim të rëndë.

Prezantuesja televizive turke Ikbal Gurpinar tha: “Na trajtuan si qen. Na lanë të uritur për tre ditë. Nuk na dhanë ujë; na u desh të pinim nga tualeti.”

Aktivistja turke Aycin Kantoglu tregoi për muret e burgut të njollosura me gjak dhe mesazhet e shkruara nga të burgosurit e mëparshëm.

“Ne pamë nëna që shkruanin emrat e fëmijëve të tyre në mure. Në fakt, ne përjetuam pak nga ajo që kalojnë palestinezët”, tha ajo.

Ndryshe, Ministria e jashtme izraelite thotë se akuzat ndaj keqtrajtimit të Greta Thunberg dhe aktivistëve të tjerë të ndaluar në Flotiljen Global Sumud janë “gënjeshtra të paturpshme”. /Telegrafi/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *