Për News24 ka folur Landi Gura, dëshmitar i ngjarjes. Ai tha se ndodhej poshtë pallatit të 14-vjeçares, kur ajo u vetëhodh dhe se ai e priti atë që mos rrëzohej në tokë.
“Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe vij unë, lashë gotën e konjakut se kisha marrë një teke dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël,i dola… Ajo ra në një llamarinë aty, që nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje por jo shumë e madhe, e vogël. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, u shpreh ai.
Be First to Comment