Skip to content

Fillimi i ofensivës së Izraelit në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor ka bërë që rreth një milion palestinezë të largohen nga pjesa veriore e rajonit.

Tërheqja fillestare e forcave izraelite nga pjesë të Qytetit të Gazës , e cila filloi sot, zbuloi shkallën e tmerrshme të shkatërrimit të lagjeve të banimit dhe infrastrukturës kyçe.

Lagje të tëra janë shndërruar në rrënoja.

Fotot që u publikuan dëshmojnë për shkatërrimin në zonat nga të cilat u tërhoqën forcat izraelite.

Zhvendosja e tyre po ndodh përgjatë të ashtuquajturës vijë të verdhë brenda Rripit të Gazës, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të rënë dakord.

Kujtojmë se Donald Trump njoftoi herët të enjten në mëngjes se Izraeli dhe Hamasi kishin arritur një marrëveshje mbi fazën e parë të planit të tij, e cila përfshin një armëpushim dhe një shkëmbim të burgosurish.

Marrëveshja është rezultat i katër ditëve negociatash indirekte midis dy palëve në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku morën pjesë edhe delegacione nga Turqia, Egjipti dhe Katari, të gjitha nën mbikëqyrjen e SHBA-së.

 

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *