Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë.
Prej vitesh në Evropë diskutohet për heqjen e kësaj praktike, por ajo ende mbetet në fuqi dhe zbatohet dy herë në vit, pranverë dhe vjeshtë, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë. Në realitet, ky ndryshim shpesh sjell më shumë shqetësime sesa përfitime, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që e kanë më të vështirë përshtatjen.
Kur ndryshon ora?
Në vjeshtën e vitit 2025, orët do të kthehen pas më 26 tetor, të dielën në ora 03:00 të mëngjesit, atëherë akrepat kthehen një orë pas, në 02:00.
Praktikisht fitojmë një orë më shumë gjumë, por humbim një pjesë të dritës së ditës. Dhe ndërsa shumica mendojnë: “mirë, fle më gjatë”, pasojat e kësaj ndryshimi shpesh nënvlerësohen – nga lodhja deri te ndjesia se dita është shumë e shkurtër.
Pse bëhet ky ndryshim?
Edhe pse prej kohësh diskutohet për heqjen e tij, ndryshimi i orës ende zbatohet dy herë në vit, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë. Por në praktikë, më shumë dritë në mëngjes nuk do të thotë më pak lodhje pasdite.
Pasojat që shpesh i injorojmë
▪ Çrregullim i bioritmit, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.
▪ Përgjumje dhe ulje të përqendrimit.
▪ Rrezik më i madh për gjendje depresive për shkak të errësirës më të hershme.
▪ Ndryshime në oreks dhe në cilësinë e gjumit.
5 gjëra që gjithmonë i harrojmë
▪ Ora në furrë, në makinë ose në mur nuk ndryshohet vetë.
▪ Ndihemi “të çuditshëm” për disa ditë pas ndryshimit, pa e kuptuar pse.
▪ Fëmijët e kanë më të vështirë përshtatjen se të rriturit.
▪ Produktiviteti bie në javën e parë.
▪ Shumë besojnë se kjo praktikë do të hiqet, por ende nuk është.
Si të përshtatemi më lehtë
▪ Filloni të rregulloni orarin e gjumit disa ditë më herët.
▪ Dilni në dritë natyrale në mëngjes, edhe kur është me re.
▪ Mos planifikoni angazhime të rëndësishme menjëherë të hënën.
▪ Mbani rutinë – trupi e do parashikueshmërinë.
Ndryshimi i orës në vjeshtë shpesh shihet si një formalitet teknik, por në fakt ndikon në ritmin e përditshëm. Trupi reagon ndaj errësirës më të hershme, ndryshimit të aktiviteteve dhe ndjesisë së “moskoordinimit” me kohën.
Lodhja, nervozizmi dhe rënia e përqendrimit nuk janë shenjë dobësie, por një reagim i natyrshëm ndaj ndryshimit të ritmit. Prandaj është e rëndësishme të mos i nënvlerësojmë këto efekte, por t’i pranojmë dhe t’i menaxhojmë me kujdes, përmes rutinës, ekspozimit në dritë dhe durimit ndaj trupit tonë.
Be First to Comment