Paniku u përhap në bordin e një fluturimi të Air China pasi flakë portokalli dhe tym u shpërndanë nga një dollap sipër kokës.
Videot në internet treguan udhëtarët dhe stafin, duke nxituar drejt dollapit të ndezur sipër kokës për të shuar flakët.
Britma dhe ulërima nga pasagjerë të tjerë mund të dëgjohen në pamjet filmike, me disa që i bëjnë thirrje ekuipazhit të “nxitoni” në koreanisht.
Aeroplani Airbus A321 i mbushur plot, që udhëtonte nga Hangzhou, Kina lindore, në Incheon në Korenë e Jugut, ishte tashmë 10,000 metra në ajër kur shpërtheu zjarri.
Stafi i kabinës arriti të shuante zjarrin, thanë pasagjerët. Piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.
Air China konfirmoi se zjarri filloi pasi një ‘powerbank’ brenda bagazheve të dorës u përfshi nga flakët. /Telegrafi/
Be First to Comment