Pas lirimit të tij, ai përjetoi një moment prekës: për herë të parë pas tre dekadash pa fëmijë.
Pamjet e Mahmoudit duke parë dhe prekur fëmijët – i hutuar, i emocionuar dhe me një buzëqeshje të përmbajtur – janë bërë virale në rrjetet sociale, duke prekur miliona njerëz në mbarë botën.
Ai shprehu habinë dhe emocionin që ndjeu teksa shihte zërin, lëvizjet dhe energjinë e fëmijëve që nuk i kishte parë që nga vetë adoleshenca e tij.
“Është ndjenjë e çuditshme… një përzierje gëzimi dhe dhimbjeje,” tha ai për mediat lokale. “Fëmijët janë e ardhmja, dhe unë kam humbur kaq shumë nga koha ime larg tyre.”
“Çfarë është kjo Mahmoud? Të pëlqejnë fëmijët?”, e pyesin palestinezin.
“Kjo është hera e parë që shoh një qenie njerëzore të tillë. Kjo është hera e parë që shoh një njeri në këtë moshë”, thotë ai.
Rasti i tij ka sjellë sërish në vëmendje vuajtjet e të burgosurve afatgjatë palestinezë. /Telegrafi/
Be First to Comment