Skip to content

Gjatë eksperimentit, studiuesit izoluan qeliza njerëzore dhe i ekspozuan ato ndaj llojeve të ndryshme të acideve yndyrore që gjenden zakonisht në vaj palme, mish dhe produkte qumështi. Ata vëzhguan mbijetesën, metabolizmin dhe aftësinë e këtyre qelizave për të shkatërruar qelizat tumorale.

Rezultatet ishin shpresëdhënëse: qelizat e ekspozuara ndaj acidit oleik mbetën plotësisht funksionale, me mitokondri të qëndrueshme dhe mekanizma aktivë të luftimit të tumoreve. Në të kundërt, qelizat e ekspozuara ndaj acidit palmitik, i cili gjendet në yndyrnat shtazore, pësuan kolaps, shkruan A2 CNN, transmeton Periskopi.

Profesor Wenwei nga Fakulteti i Mjekësisë HKUMed tha se përfshirja e ushqimeve të pasura me acid oleik, si vaji i ullirit dhe avokadoja, mund të përmirësojë “vëzhgimin imunitar” të trupit dhe të ndihmojë në trajtime më efektive kundër kancerit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto përfundime janë provuar vetëm në modele laboratorike dhe tek minjtë, dhe ende nuk janë konfirmuar tek njerëzit. Sidoqoftë, gjetjet e tyre forcojnë idenë se yndyrnat natyrale të shëndetshme mund të kenë ndikim të madh në shëndetin qelizor dhe mbrojtjen nga kanceri.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *