Skip to content

“Në përgjigje të shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët sot (e diel), IDF ka filluar një seri sulmesh kundër objektivave terroriste të Hamasit në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Sipas IDF shkelje të marrëveshjes kishte edhe në afërsi të Beit Hanun ku u tejkalua vija e verdhë ku edhe hapën zjarr dhe eliminun disa parmilitarë terroristë të Hamas.

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore më herët në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi trupat e saj u qëlluan në një zonë pas vijës zyrtare të tërheqjes. IDF kanë konfirmuar se kanë sulmuar një sistem tunelesh në Nuseirat në Gazën qendrore. Raportohet se ka sulme edhe në Khan Yunis.l

Sipas njofimit të fundit Hamas njoftoi se ka arritur të zbulojë edhe një prej trupave të pengjeve të vrara izraelite që do të dorëzojë “nëse kushtet në terren janë të favorshme”.

Ka skepticizëm se Hamas ka synim të zbatojë ujdinë siç ¡shte pajtuar dhe po zvarrit procesin e dorëzimit të kufomave qëllimisht me synim të konsolidimit me taktika të tilla. Hamas refuzon hapur edhe zbatimin e obligimit të çarmatosjes sipas disa zyrtarëve të tyre që ishte një prej kushteve të marrëveshjes të arritur në Egjipt sipas planit të paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

Edhe administrata amerikane ka dalë me deklarata se këto zvarritje janë të papranueshme dhe se do të ketë reagim nëse nuk përmbushen zotimet e ujdisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *