IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është një shtet sovran dhe do të përcaktojë politikën e vet të sigurisë dhe se cilat fuqi të huaja do të pranojë të bashkëpunojnë me të. Ai tha se ka pasur pretendime qesharake në lidhje me marrëdhënien midis Izraelit dhe SHBA-së.
“Muajin e fundit, kemi qenë dëshmitarë të pretendimeve qesharake në lidhje me marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”, tha kryeministri izraelit.
Ai deklaroi se kur ishte në Uashington, u tha se ai kontrollonte qeverinë amerikane dhe se diktonte politikën e saj të sigurisë. Sipas tij tani ata pretendojnë të kundërtën, se qeveria amerikane kontrollon atë dhe dikton politikën e sigurisë së Izraelit. Për këtë Netanyahu tha se nuk ishte e vërtetë dhe se Izreli është një vend i pavarur. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri izraelit tha se marrëdhënjet mes Izrealit dhe SHBA-së, janë marrëdhënie partnerësh.
“Asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Izraeli është një vend i pavarur. Shtetet e Bashkuara janë një vend i pavarur. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie partnerësh.Ne nuk kërkojmë miratimin e askujt për atë që bëjmë. Ne kontrollojmë sigurinë tonë dhe gjithashtu e kemi bërë të qartë, në lidhje me forcat ndërkombëtare, se Izraeli do të vendosë se cilat forca janë të papranueshme për ne. Kështu veprojmë ne dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu./Dosja.al
Be First to Comment