Skip to content

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar mbrëmjen e sotme edhe hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një intervistë telefonike në emisionin “Çim Peka Live” tha se hetimi aktual nuk lidhet me çështje të mëdha korruptive si tuneli i Llogarasë apo projektet e energjisë, por për një tender të vogël supervizimi, duke e cilësuar këtë si një ‘lojë qesharake’ me drejtësinë.

Ahmetaj ka theksuar gjithashtu se brenda SPAK ka tensione të brendshme dhe se disa hetime, si ajo për diplomën e Ballukut, nuk kanë marrë vazhdimësi. Ai argumenton se hetimet duket se po fokusohen në çështje më të vogla, ndërsa projektet milionëshe mbeten të paprekura.

Ndërkohë, sipas tij, Rama nuk e pengon SPAK të kryejë hetime ndaj Ballukut, por ato po zhvillohen në mënyrë selektive dhe me qëllime të diskutueshme politike.

“E para dhe mbi të gjitha është se brenda SPAK ka akoma sherr për Belinda Ballukun. E dini për çfarë e ka hetuar Dumani zv/kryeministren aktuale? Dumani e ka hetuar për diplomën. Ndërkohë që këtej bëhej kërma, ai e ka hetuar për diplomën.

E dini për çfarë e thërrasin tani? Për një tender supervizioni. Është tallje e b… me drejtësinë dhe korrupsionin. Dmth aty janë gëlltitur 15 shkolla në një dorë tek tuneli i Llogarasë.

Tek Thumanë – Kashar është bërë nami. 1.3 miliardë do paguajnë shqiptarët. Tek “tigrat” çudi e madhe që praktikisht as në Kongo nuk do guxonte djali i presidenti diktator dikur, ta bënte, por e kanë bërë”, tha Ahmetaj.

“Nuk e pengon Edi Rama, Altin Dumanin ta hetojë (Ballukun). Nuk do Altin Dumani se nuk ka marrë urdhër. Kemi një shprehje andej nga jugu në rastin e zv/kryeministres; është bërë ajo gjëja kavaletë, dmth mban erë. Si ta shpëtojmë? Ta shpëtojmë se po ta hetojmë për tunelin, mban erë. Po ta hetojmë për “tigrat”, për energjinë, për Thumanë-Kashar, mban erë. Po çfarë do bëjmë? Po mirë mo ne do i themi shqiptarëve ne po e hetojmë, që të ju themi se nuk ka njeri të paprekshëm.

Ne e kemi futur në burg një ish-zv/ kryeministër dhe po hetojmë një zv/kryeministre tjetër. Dhe e marrim dhe e çojmë në SPAK për tenderin e supervizionit 2 milionësh, jo për 190 milionëshin, jo për “tigrat”, jo për inceneratorin e Tiranës që nuk është monitoruar, jo për Thumanë-Kasharin. Kjo është një lojë qesharake, kush e ha e ha”, tha Ahmetaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *