Skip to content

Të paktën 90 persona, mes tyre edhe fëmijë, u vranë mbrëmë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa një ushtar izraelit humbi jetën në përleshjet në atë territor palestinez

“Të paktën 90 persona kanë vdekur, përfshirë 22 fëmijë, nga sulmet ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës që po zgjasin që nga mbrëmë”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmud Basal.

Ai shtoi se rreth 200 persona janë plagosur, raporton mediumi aljazeera.

Sulmet janë “shkelje e qartë dhe flagrante e marrëveshjes për armëpushim”, pohoi Basal, duke shtuar se situata në Rripin e Gazës është “katastrofike dhe e frikshme”.

Ushtria izraelite njoftoi se një nga ushtarët e saj u vra dje në Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit që është në fuqi që nga 10 tetori midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas.

Sipas njoftimit, ushtari 37-vjeçar u vra në përleshjet në jug të Rripit të Gazës. Ushtria e akuzoi Hamasin për shkeljen e armëpushimit. /Telegrafi/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *