Skip to content

Situata ndodhi pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Diella ishte “shtatzënë” dhe në pritje të 83 “fëmijëve”, një metaforë për krijimin e asistenteve digjitale për çdo deputet socialist.

Sipas njoftimit të Microsoft, kompania që operon serverët “Azure” ku funksionon Diella, po kryhen veprime rikuperimi dhe kthim në gjendjen e fundit të regjistruar (“restore point”), duke ngritur mundësinë që ministrja artificiale të humbasë një pjesë të memories funksionale.

Microsoft bëri me dije se ka bllokuar të gjitha ndryshimet në shërbimet përkatëse dhe po rikthen sistemin në gjendjen e fundit të sigurt, duke garantuar stabilizimin sa më të shpejtë të shërbimit.

Ky incident ka rindezur diskutimet për faktin që “truri” teknik i Diellës ndodhet në serverët e Microsoft dhe jo brenda një infrastrukture kombëtare. Ekspertë të teknologjisë paralajmërojnë se kjo situatë mund të hapë shqetësime për privatësinë e të dhënave, aksesin nga palë të treta dhe mundësinë e manipulimit të informacionit.

Ngjarja, e shoqëruar me humor dhe komente ironike në rrjetet sociale për “sëmundjen” e ministres gjatë “shtatzënisë”, ka hapur edhe një diskutim më të gjerë për varësinë teknologjike të administratës publike nga platformat ndërkombëtare dhe rreziqet që kjo sjell për sigurinë e informacionit shtetëror.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *