Skip to content

“Dua të kujtoj deklaratat e Presidentit Putin, të cilat i kemi përsëritur shumë herë: Nëse dikush tërhiqet nga moratoriumi, Rusia do të veprojë në përputhje me rrethanat. Presidenti Trump përmendi në deklaratën e tij se vende të tjera po testojnë armë bërthamore. Deri më tani, ne nuk e dinim që disa po testonin”, tha Dmitry Peskov.

Sipas tij, Rusia nuk ishte informuar më parë nga SHBA-të për ndryshimin e qëndrimit të Uashingtonit në lidhje me testet e armëve bërthamore.

Zëdhënësi i Kremlinit sqaroi se testi i raketës bërthamore Burevestnik nga Rusia më 21 tetor dhe droni nënujor Poseidon me energji bërthamore më 28 tetor nuk ishin në asnjë mënyrë teste të armëve bërthamore.

Sakaq, presidenti Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë amerikanë që të rifillojnë testimin e armëve bërthamore në mënyrë që të mbajnë ritmin me vendet e tjera si Rusia dhe Kina.

“Për shkak të programeve të testimit nga vendet e tjera, kam udhëzuar Departamentit të Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta me ta”, shkroi Trump në mediat sociale pak para takimit me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut./Periskopi/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *