Skip to content

Në fakt, Komisioni Evropian më 4 nëntor do të publikojë raportet për zgjerim për të gjitha vendet kandidate, dhe sipas të dhënave të kanalit N1, raporti për Serbinë do të jetë më i pafavorshmi që nga fillimi i negociatave për anëtarësim.

Nëse ky raport për të vërtetë rezulton kaq kritik, ai do të ishte një goditje për regjimin në Serbi, dhe si mundës termi kur shteti serb do të duhet të bëjë zgjedhje për ose kundër Bashkimit Evropian, përmendet dhjetori, raporton nova.rs.

Publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian për Serbinë pritet në fillim të nëntorit, dhe sipas fjalëve të koordinatores së “Nacionalni konvent o Evropskoj uniji”, Bojana Selakoviq, sigurisht do të jetë më i ashpër se raportet e mëparshme.

Komisioni Evropian në raportin vjetor vlerëson përparimin e çdo shteti kandidate në përmbushjen e kritereve për anëtarësim, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, demokracisë, institucioneve, administratës publike, ekonomisë dhe përputhjes me “acquis” e BE‑së. Në raport jepen edhe rekomandime për shtetin që duhet të realizojë vitin tjetër, thekson dobësitë dhe fushat që kërkojnë angazhim më të madh.

Në listën e vërejtjeve të Brukselit është edhe mungesa e reagimit për rastin “Banjska” dhe qëndrimi ndaj Rusisë dhe retorika anti‑BE e qeverisë.

Beogradit pritet që në raportin vjetor t’i dërgohet mesazhi se tani është momenti që të bëjë një zgjedhje të qartë – nëse është i përkushtuar për BE‑në apo jo. Sipas burimeve të mirë informuara, raporti është më i pafavorshmi deri më tani. /Telegrafi/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *