Skip to content

Me kthimin e Mërkurit në lëvizje të kundërt, ndikimin e fuqishëm të Hënës së Plotë në Dem dhe serinë e kundërshtimeve planetare, yjet premtojnë përmbysje të mëdha në dashuri, karrierë dhe marrëdhënie personale.

Sipas Shehut, disa shenja do të përballen me sfida të papritura, ndërsa të tjera do të kenë mundësi për një rilindje të vërtetë shpirtërore. Por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në datat 9, 18 dhe 20 nëntor pritet të jenë kulmi i energjive të forta dhe ndryshimeve rrënjësore.

“Ehh, çfarë muaji është nëntori! Të gjithë astrologët dhe njerëzit që ndjekin astrologjinë e presin. Është shumë i fuqishëm, shumë i çuditshëm, ka ndryshime rrënjësore dhe do të japë atë goditje që ne do të na ndryshojë përgjithmonë.

Kjo ndodh sepse do të kthehet Mërkuri i kundërt në datën 9; është në shenjën e Shigjetarit dhe në datën 18, nga kundërshtimi që bën, kthehet i kundërt dhe në Akrep. Fillimisht, nga data 9 deri në datën 18, Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshët dhe Peshqit do të kenë një ndryshim rrënjësor në sferën e tyre personale.

Do të kthehen disa situata në punë, në familje dhe në martesë, të cilat mund të përballen me një ndryshim shumë të madh edhe nën efektin e Hënës së Plotë në datën 5 në Dem.

Kjo Hënë e Plotë është nën trysni të madhe dhe do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme që kanë të bëjnë me kënaqësinë tonë personale dhe kënaqësinë e pesë shqisave tona.

Hëna e Plotë në Dem në datën 5, që është shumë e fuqishme, ndikon tek Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët, kryesisht te të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.

Datat 9 dhe 20 do të jenë datat më të vështira, por edhe më të çuditshmet e gjithë këtij viti.

Në datën 7 kthehet Urani nga Binjaku në Dem, por pikërisht nën efektin e Hënës së Re në Akrep në datën 20 dhe Mërkuri i kundërt në Akrep në datën 18, dhe në kundërshtim me Uranin në Dem, bëjnë që datat 18-19-20 të jenë datat më të fuqishme, ndoshta më të vështirat, por me ndryshime shumë të mëdha, të cilat do t’i shikojmë gjatë muajit nëntor”, tha astrologia Meri Shehu.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *