Stuhitë të cilat pritet të vijojnë edhe përgjatë fundjavës sollën bllokim të rrugëve kryesore në Los Angeles duke veshtirësuar evakuimin e qindra familjeve.
Sherbimet e emergjencave civile kryen dhjetëra shpëtime duke përfshirë personat e bllokuar në automjete për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Përmbytjet shkaktuan dëme edhe në linjat e energjisë elektrike me mbi 100 mijë familje dhe biznese që mbetën pa rrymë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom kishte shpallur gjendjen e emergjencës që prej mëngjesit të së mërkurës për shkak të paralajmërimeve për stuhi të forta shiu.
Viktimat që humbën jetën si pasoje e motit të keq ishin një burrë 64 vjeçar ne San Diego, një burrë 74 vjeçar në qytetin Redding dhe një grua 70 vjeçare e cila ndërroi jetë si shkak i rrëshqitjeve të dheut në banesën e saj.
Zona më e prekur nga rrëshiqtjet e dheut ishte Atladena, shumë pranë Los Angeles. Kryebashkiakja e këtij qyteti, Karen Bass ka paralajmëruar qytetaret që të tregojnë kujdes maksimal në udhëtimet e tyre.
Stuhitë e shiut dhe përmbytjet në Kaliforni vijnë pasi ky shtet Amerikan u përball me zjarre shkatërruese përgjatë verës që preken edhe zonat urbane duke shkaktuar dhjetëra miliona dollarë dëme në shtëpi dhe biznese.
Be First to Comment