Në mesazhin e vitit të ri, të publikuar nga Presidenca turke, Erdogan tha se Turqia është e vëmendshme për tensionet në rritje në rajon dhe se do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj.
“Asnjëherë nuk do të tolerojmë përdorimin e forcës, piraterinë apo grabitjen në detet tona”, tha ai.
Erdogan gjithashtu u ndal te zhvillimet brenda dhe jashtë vendit gjatë vitit të kaluar, duke përmendur përpjekjet kundër terrorizmit dhe rritjen e ndihmës ekonomike dhe sociale në Turqi.
Lideri turk tha se programi ekonomik i qeverisë po jep rezultate dhe se vendi ka arritur rritje në sektorë të ndryshëm si turizmi dhe industria e mbrojtjes.
Turkish President Erdogan:
We are closely monitoring the increasing provocations and threats in the Eastern Mediterranean targeting the interests of our country and the Turkish Cypriot people.
I want it to be known that we will never turn a blind eye to fait accompli,… pic.twitter.com/FqfH6SZnyn
— Clash Report (@clashreport) December 31, 2025
Në fjalimin e tij ai foli edhe për çështje rajonale, duke theksuar mbështetjen e Turqisë ndaj komuniteteve jashtë kufijve të saj – përfshirë politikat ndaj Sirisë dhe Gazës – dhe tha se Ankaraja nuk do të heshtë derisa përgjegjësit për vdekjen e mijëra palestinezëve të përballen me drejtësinë. /Telegrafi/
Be First to Comment