Skip to content
Online platforms continue to grow as a major source of information and entertainment.

Online platforms continue to grow as a major source of information and entertainment.

Nuk është vetëm nafta e Maduros: Kina synon të ruajë kornizën normative të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pikërisht me këtë kartë “do të mbrojë” Tajvanin…

Kapja e Maduros nga Shtetet e Bashkuara dhe revolta në Iran kundër regjimit të ajatollahëve përfaqësojnë një test stresi për besueshmërinë e udhëheqjes kineze brenda sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Janë ngjarje që karakterizohen nga një kombinim kompleks faktorësh energjetikë, financiarë dhe gjeopolitikë, menaxhimi i të cilëve kërkon një strategji të artikuluar në kohë.

Online platforms continue to grow as a major source of information and entertainment.

Operacioni që çoi në arrestimin e presidentit venezuelian, përveçse përfaqëson një demonstrim të superioritetit ushtarak dhe teknologjik nga ushtria amerikane, ndodhi vetëm disa orë pas takimit me një delegacion kinez, përpara të cilit një Maduro i entuziazmuar kishte lavdëruar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Një goditje e vërtetë për Pekinin, që me Venezuelën po forconte një raport të privilegjuar. Përveç humbjes së furnizuesit të pestë të naftës, Kina po sheh të lëkundet arkitektura financiare e bazuar mbi loans-for-oil (hua në këmbim të naftës), që ka ushqyer borxhin ndaj Pekinit, vlera e të cilit është rreth 13-15 miliardë dollarë.

Vetëkuptohet se ndërprerja e linjave të kreditit të qeverisë venezueliane pranë “China Development Bank” do të përbënte një çështje gjeo-ekonomike të rëndësishme, sepse në momentin kur qeveria amerikane do të merrte kontrollin e prodhimit të naftës venezueliane, siç e ka shprehur publikisht Trump, mund ta përdorte kredinë kineze si levë negociuese, por edhe si armë në luftën ekonomike.

Një rast që mund të përfaqësojë një precedent shqetësues, pasi Pekini ka lidhur marrëdhënie financiare me vende të tjera furnizuese të lëndëve të para, duke ndërtuar një model të mbështetur mbi mallrat.

Rënia e mundshme e regjimit të Teheranit mund të jetë një problem edhe më kompleks. Përveçse është eksportuesi më i madh i naftës drejt Kinës, Irani është një hallkë themelore e qarkut që i ka lejuar Pekinit të bëhet një qendër financiare dhe logjistike alternative ndaj asaj perëndimore, duke kapitalizuar në favor të tij efektet anësore të sanksioneve të vendosura ndaj regjimit.

Qëndrimi, në thelb i kujdesshëm, i adoptuar nga Pekini pas ngjarjeve të Venezuelës dhe Iranit shpjegohet me rëndësinë e lojës në fjalë, që në këtë fazë i sheh të rrezikuara levat kryesore të projeksionit gjeopolitik kinez në shkallë botërore.

Teksa ekonomia kineze po feston rezultatet spektakolare të bilancit tregtar që këtë vit, sipas Tingting Ge, ekonomiste e JPMorgan, arriti në 116 miliardë dollarë, ndërsa llogaritë e bilancit korent totalizuan 75.6 miliardë dollarë, Pekini nuk mund të rrezikojë stabilitetin e sistemit që i ka siguruar tregje për eksportet e tij dhe flukse të vazhdueshme financiare.

Prandaj, për momentin është jetike të mbahet nën kontroll rreziku i përshkallëzimit me SHBA dhe të mbrohen në mënyrë dinamike interesat materiale. Në këtë perspektivë shpjegohet edhe thirrja për respektimin e së drejtës ndërkombëtare që Xi Jinping bëri gjatë takimit me kryeministrin irlandez Micheál Martin, duke deklaruar se “çdo vend duhet të respektojë parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

Një deklaratë e shkurtër që përmbledh kuptimin e strategjisë kineze si në periudhën afatshkurtër ashtu edhe për të ardhmen. Në vizionin e Pekinit, korniza normative që duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të bazohet mbi parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të një kombi.

Janë parime të ripohuara nga diplomacia kineze edhe gjatë revoltave në Iran. Kujdesi kinez dhe vendimi për të mos u angazhuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e Maduros dhe ajatollahëve nuk janë thjesht shenjë e një tërheqjeje mbrojtëse.

Këto janë elementë të një strategjie që ndërthur sigurimin e sistemit ekonomik, arritjen e vetë-mjaftueshmërisë kombëtare, autonominë teknologjike e energjetike dhe mbrojtjen e fortë të parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme.

Këto parime kanë një vlerë strategjike për çështjen e Tajvanit, që Pekini e konsideron një çështje kombëtare, ndërsa riunifikimin e sheh si një ribashkim me mëmëdheun. Në emër të së drejtës ndërkombëtare, qeveria kineze mund të nisë një bllokadë detare rreth Tajvanit, ndoshta për të penguar që në ishull të mbërrijë porosia e madhe e armëve me vlerë 11 miliardë dollarë që Taipei ka blerë kohët e fundit nga Uashingtoni. Një pozicion që paradoksalisht do ta shihte një ndërhyrje ushtarake si masë të ndërmarrë në emër të vetëvendosjes dhe sovranitetit kombëtar. Megjithëse ngjarja e arrestimit të Maduros dhe revolta në Iran përfaqësojnë një problem serioz për Pekinin, ato nuk nënkuptojnë një ndryshim të strategjisë dhe as një ridimensionim të objektivave, që edhe pse të vëna në provë nga turbulencat e koniunkturës, mbeten të pandryshuara.

Por për të arritur vetë-mjaftueshmërinë kombëtare, sigurimin e sistemit ekonomik dhe riunifikimin me Tajvanin, kinezët duhet të ngrihen si mbrojtës të asaj që ka mbetur nga sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe status quo-ja e lëkundur që nga koha e Trumpit.

Megjithatë, strategjia e “kaosit të kontrolluar” e shkaktuar nga presidenca e paparashikueshme amerikane mund të fshehë të tjera të papritura të pakëndshme për Pekinin.

Published inLajme Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *