Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar rreth 3.5 milionë faqe dosjesh, ku numri i viktimave vlerësohet të jetë mbi një mijë.
Në dosje përmenden figura nga politika, financat dhe akademia, ndërsa identitetet e viktimave mbeten të fshehura, duke e zhvendosur vëmendjen te mënyra se si ato u përfshinë në këtë skemë.
Materialet tregojnë se rekrutimi i vajzave adoleshente ishte i organizuar dhe i qëllimshëm. Një rol kyç në këtë proces kishte Ghislaine Maxëell, e dënuar më vonë për krime seksuale.
Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, ajo identifikonte vajza pranë shkollave dhe krijonte marrëdhënie besimi përmes aktiviteteve të zakonshme sociale, si dalje argëtuese, blerje dhe dhurata.
Pasi krijohej kjo afërsi, vajzave u ofroheshin pagesa për seanca masazhi, gjatë të cilave kryheshin abuzime seksuale. Skema zgjerohej përmes nxitjes që ato të sillnin vajza të tjera, kundrejt pagesave shtesë.
Gazetarja investigative Lucia Osborne-Croëley ka dokumentuar raste ku Maxëell përdorte biseda për familjen për të identifikuar vajzat më të prekshme. Vajzat që përballeshin me humbje prindërore ose vështirësi ekonomike shndërroheshin në objektiva të drejtpërdrejtë.
Dosjet tregojnë gjithashtu se Epstein iu drejtua shkollave të baletit dhe vallëzimit, duke u premtuar vajzave të reja karrierë dhe famë përmes lidhjeve të tij. Dokumentet përfshijnë kërkesa për financime bursash dhe kredi shkollimi për vajza adoleshente, të cilat përdoroheshin si mjete afrimi dhe kontrolli.
“Epstein iu drejtua gjithashtu shkollave të baletit dhe vallëzimit , duke u premtuar vajzave të reja se do t’i bënte të famshme përmes lidhjeve të tij. Në një email të vitit 2012, një kontakt e pyeti nëse do të kishte ende 3,500 dollarë për një bursë për të ndjekur një seminar në Orkestrën e Harqeve të Nju Jorkut. Në një tjetër, ata i kërkuan Epstein të miratonte një kredi prej 30,000 dollarësh për shkollimin e dy vajzave adoleshente. Dosjet tregojnë një përpjekje sistematike, dekada të tëra, për të identifikuar dobësitë e vajzave, për të ndërtuar besimin e tyre dhe për t’i shfrytëzuar ato . Pas çdo kutie të zezë është një grua, historia e së cilës vetëm është treguar, por përvojat e së cilës zbulojnë tmerrin e plotë të rrjetit të abuzimit të Epstein”, tha gazetarja.
Materialet e publikuara tregojnë një veprimtari të ndërtuar për dekada, ku pushteti financiar dhe pabarazia sociale u shfrytëzuan për të identifikuar dobësitë, për të ndërtuar besimin dhe për të ushtruar abuzim sistematik. Pas çdo emri të fshehur në dosje qëndron një histori personale, që pasqyron dimensionin real të rrjetit të Epstein.
Be First to Comment