Skip to content

Statuja e Lirisë mund të jetë statuja më e njohur dhe më e vizituar në botë, por çuditërisht nuk është më e madhja.

Në shtetin Gujarat në Indinë perëndimore qëndron një statujë pothuajse tre herë më e madhe se statuja e Lirise. E njohur si Statuja e Unitetit, ajo i kushtohet Vallabhbhai Patel, zëvendëskryeministrit të parë të Indisë së pavarur. Patel ishte përgjegjës për bashkimin e 562 principatave për të formuar Republikën e Indisë, një detyrë madhështore, por asgjë në krahasim me krijimin e kesaj statuje kolosale për të.

Mbi 3,000 punëtorë dhe 250 inxhinierë shpenzuan 40 muaj të mundimshëm duke ndërtuar statujen me te madhe te nje njeriu nga një kornizë çeliku dhe veshje bronzi, por në fund ia vlejti gjithçka. Në kohën kur ata kishin përfunduar, mega monumenti u njoh zyrtarisht si statuja më e lartë në botë. Por sa e gjatë është saktësisht? Duke gjykuar nga pamja e vogël e punëtorëve në krahasim vetëm me këmbët, mund të dalloni se kjo strukturë është gjigante.

Është afër 182 metra e lartë, dhe duke përfshirë bazën, e gjithë struktura arrin një lartësi mahnitëse 240 metra.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *