Mamaja e saj, Mirela Muçollari, ka treguar se vetëvrasja e së bijës i ka lënë me pyetje ende të pa zbuluara dhe një peng të madh, që do e shoqëroj gjithë jetën.
“Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”, ka rrëfyer ajo për TCH.
Ndërkohë, babai i adoleshentes, Ilir Muçollari, është shprehur se kohet e fundit kishe vënë re një ndryshim të sjelljes së vajzës, por nuk kishin menduar se mund të shkonte në këtë pikë.
“Kohët e fundit e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që të shkonte deri në këtë pikë. Se ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urta, e pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove të keqen babi?. Mirë, babi mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”, tha ai.
Dy prindërit e Irsës kanë kujtuar bisedat e fundit me vajzën e tyre para se ajo të vetëflijohej, duke treguar se ajo u ishte ankuar për ambientin jo dhe aq miqësor në klasë.
Be First to Comment