Dikur ishte një hotel ekskluziv me pesë yje që pluskonte direkt mbi barrierën e madhe koralore në Australi. Sot, ajo dergjet gjysmë e shkatërruar në një port koreano verior, 20 minuta larg zonës së demilitarizuar, zona e kufizuar që ndan dy koretë. Për të parin hotel pluskues në botë, kjo ishte ndalesa e fundit e një udhëtimi që zgjati 10 mijë milje e që nisi mbi 30 vite më parë, me udhëtime të bujshme me helikopterë dhe ushqim fin, por që përfundoi në një tragjedi.
Tani, në pritje të shembjes e asgjësimit, kjo strukturë e ndryshkur me një të shkuar shumëngjyrëshe përballet me një të ardhme të pasigurt. Hoteli lundrues ishte krijesë e Doug Tarca, një zhytës profesionist i lindur në Itali dhe sipërmarrës që jetonte në Taunsvill, në bregun veri lindor të Kuinslendit në australi. Ai e adhuronte shumë barrierën e madhe koralore të australisë aq sa vendosi të ndërtonte hotelin lundrues. Hoteli që tani është lënë të ndryshket kushtoi rreth 45 milionë dollarë, ose mbi 100 milionë në vlerën e sotme. Ai sigurohej në fund të detit nga shtatë spiranca të mëdha të pozicionuara në mënyrë që të mos dëmtonin koralet. Zyrtarisht u hap për biznes më 9 mars 1988.
Kishte 176 dhoma dhe mund të priste 350 të ftuar. Kishte një klub nate, dy restorante, laborator, librari, dyqan etj. Madje kishte edhe fushë tenisi edhe pse topat shpesh përfundonin në paqësor. Por, hoteli nuk rezultoi një sukses pasi në kohën me det të trazuar, klientët nuk ishin fort të kënaqur. Dhe pas vetëm një viti, hoteli u bë shumë i kushtueshëm për tu menaxhuar dhe u zhduk në heshtje…Deri në 1998, kur në vend që të cmontohej, u duk sikur rierdhi në jetë. U ble nga koreja e veriut për të tërhequr turistë në malin Kumgang. Por edhe atje nuk mundi të shkëlqente. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in.
“ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Be First to Comment