Skip to content

Historia jone fillon me qytetin e Mekes.

Thuhet se kur Adami dhe Eva u debuan per here te pare nga parajsa, te dy u ndane. Eva kishte zbritur prane qytetit te Mekes dhe Adami kishte zbritur diku ne Lindjen e Larget. Pas shume vitesh kerkimi per njeri-tjetrin, Adami me ne fund arriti te zbriste neper Gadishullin Arabik per ne Meke dhe ishte ne maje te malit Arafat, shume afer qytetit te Mekes, ku te dy, me ne fund u ribashkuan. Meka eshte gjithashtu domethenes sepse konsiderohet vendi i pare ne toke ku Zoti i Plotfuqishem adhurohej si zoti i vetem, dhe pikerisht ne ate vend Abrahami dhe djali i tij Ishmaili ndertuan shtepine e pare te adhurimit per Zotin.

Ne nder te kesaj, Zoti kishte ndertuar ne qiell nje strukture te ngjashme per engjejt dhe thuhet se çdo dite 70,000 engjej vinin ne ate ndertese per te kryer lutjet dhe me pas largoheshin me qellim qe te mos ktheheshin me. Kur Abrahami dhe Ishmaili kishin perfunduar ndertimin e shtepise se shenjte ne Meke, kishte ende nje tulle qe duhej vendosur ne vend. Dhe keshtu Abrahami e dergoi birin e tij Ishmailin per te gjetur nje gur unik qe ai mund ta vendoste ne vendin bosh. Por Zoti i Plotfuqishem caktoi qe guri i fundit qe do te vendosej te mos ishte nga materiali i kesaj bote, por nje gur qe duhej te vinte drejtperdrejt nga zemra e parajses. Engjelli Gabriel, pastaj, ia zbriti gurin Abrahamit, i cili e vendosi me ne fund ne vendin e duhur.

Thuhet se kur guri zbriti ne fillim ne Toke ishte ne ngjyre te bardhe te paster, por per shkak te papastertive te kesaj bote dhe mekateve te njeriut, guri filloi te zbehej ngadale dhe perfundoi I zi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *