Skip to content

Ju mund të mendonit se deri tani shkencëtarët do t’i kishin dhënë shpjegim pothuajse gjithçkaje.

Por rezulton se ka disa vende misterioze ku edhe ata pyesin veten se si ato ekzistojnë. Ja se cilat janë vendet më misterioze që shkencëtarët ende nuk munden t’i shpjegojnë. Në vitin 1939, “vendi misterioz” u hap në Santa Cruz, Kaliforni, si një atraksion turistik. Pronari i tij ishte George Prathor. Prathor punonte si saldator, mekanik dhe shpikës.

Teksa po eksploronte zonën përreth, ai vuri re se busulla e tij po sillej çuditërisht . Dhe më pas, kur u ngjit në kodër, filloi të ndihej i trullosur dhe në siklet, kështu që vendosi të blinte tokën dhe të hapte atraksionin e tij turistik pikërisht atje. Atë që njihet si “shtëpia e çmendur”. Ka gjëra që duket se sfidojnë gravitetin dhe fizikën në përgjithësi. Ka dysheme të pjerrëta që e bëjnë të duket sikur njerëzit janë në gjendje të përkulen shumë poshtë, madje ka topa dhe ujë që rrjedhin përpjetë.

Ka një teori se një goditje meteori shkaktoi një përçarje në sjelljen normale të gjërave në këtë vend.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *