Skip to content

Gjuetarët shpesh ngrejnë kurthe me tela me gjemba me anë të të cilave arrijnë të kapin kafshë të mëdha.

Kjo është një praktikë shumë e zakonshme në vendet afrikane tek gjuetarët pa leje, por nuk ndodh askund më shumë se në Tanzani. Një luan në Parkun Kombëtar Mukimi të Tanzanisë u kap në një tel me gjemba. Kjo ndodhi në vitin 2009. Në rrethana normale, luani nuk do të kishte mbijetuar por për mrekulli, ky kurth qëndroi në trupin e këtij luani për tre vjet. Pavarësisht nga kurthi rreth trupit, luani vazhdoi të rritej. Kjo do të thoshte se kurthi po shtërngonte vazhdimisht trupin e kafshës përgjatë tre viteve.

Rojtarët e Parkut Kombëtar ishin të vetëdijshëm për këtë situatë të luanit, ata u përpoqën ta shpëtonin atë tre herë, por dështuan çdo tentativë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *