Mund të gjeni kanale në qytete në të gjithë botën.
Kanalet fillimisht u ndërtuan si rrugë ujore për të transportuar mallra, megjithëse ato gjithashtu furnizonin ujë për bujqësinë dhe vepronin për arsye sigurue në rast përmbytjeje. Në ditët e sotme shumica e këtyre rrugëve ujore që përdoren për transportin e ngarkesave, janë të mbushura më shumë me plehra sesa me ujë.
Hedhja e paligjshme është një problem i madh. Dhe ato shpesh përdoren për të asgjësuar shpejt provat pasi janë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kërkuar. Për të parandaluar që grumbullimi i mbeturinave të shkaktojë dëme si në kanale ashtu edhe në varkat që i përdorin ato, shumica e kanaleve thahen rregullisht për të trajtuar mbjetjet që gjenden aty. Dhe kjo na çon në kanalin e Hartfordit të përmendur më parë. Është një shtrirje në dukje e zakonshme e ujit vetëm 1,6 KM e gjatë përmes Londrës Lindore.
Por në vitin 2021, i gjithë kanali u tha për herë të parë në 20 vjet për të kryer riparime jetike në muret e brendshme. Ndërsa riparimet ishin duke u zhvilluar, vullnetarët u thirrën për të ndihmuar në pastrimin e plehrave që ishin grumbulluar në dy dekadat e fundit.
Be First to Comment