Pra imagjinoni sikur po shkoni në këto këneta me makinë, është herët në mëngjes, natyra po zgjohet dhe një erë e freskët po fryn. Ju kaloni me kujdes nëpër bar dhe dilni në kënetat e gjelbra. Në këtë moment, vëreni një siluetë.
Krijesa është në breg, e përkulur mbi ujë. Duket si një njeri. Këmbët e sajë janë të gjata, si ato të karkalecit, dhe krahët e hollë i ngjajnë degëve të pemëve. Kjo krijesë e dobët është e mbuluar plotësisht me baltë dhe alga jeshile.
Është ulur aty dhe duket shumë më e madhe se ju. Ngadalë tërhiqeni me tmerr, duke shpresuar se përbindëshi i çuditshëm i kënetës nuk do t’ju vërë re. Pastaj shihni një krijesë tjetër të ngjashme të shtrirë në bar. Ka disa prej tyre. Zemra juaj po rreh aq fort sa që keni frikë se përbindëshat do ta dëgjojnë tingullin. Për fat të mirë, ju arritët të hipni në makinën tuaj pa u vënë re dhe të largoheni që aty.
Sapo keni parë krijeën “HOMOAGLUS”, një krijesë e moçaleve që përbëhet nga algat dhe balta.
Be First to Comment