Skip to content

Eufrati është një nga lumenjtë më të shquar në Azinë Perëndimore, ai fillon ne Anadollin lindore, përgjithësisht rrjedh në jug përmes Turqisë Juglindore, përpara se të kaloje kufirin në Siri dhe më pas në Irak përpara se të zbrazet në Gjirin Persik në Bathra pas bashkimit me lumin Tigër.

Gjatësia totale e Eufratit është afërsisht 2800 kilometra me 971 kilometra, qe kalojne në Turqi. Lumi Eufrat ka dy burime, lumenjtë Karasu dhe Murat, të cilët bashkohen diku afer diges Keban, një nga digat me te medha në Turqi. Karakaya është një tjetër dige e rëndësishme poshtë rrjedhes se lumit. Lumi Eufrat ka qenë një qendër e aktiviteteve njerëzore për mijera vjet.

Lumi Eufrat rrjedh përmes qendrës së Babilonisë, ku përmbytjet sezonale zbuteshin nga argjinaturat e pjerrëta në të dy anët. Lumi tjetër i madh, Tiger rridhte në veri, ku bashkohej me Eufratin ne një rrjet rrugësh ujore që ujitnin tokën duke krijuar një bollek bujqësor dhe duke kontribuar ne pasurinë e pashoqe të Babilonisë.

Aty pranë mbreti, Hamurabi kodifikoi një nga sistemet juridike më të hershme në botë 3770 vjet më parë, ngriti mure masive, ndërtoi tempuj të pasur dhe bashkoi të gjithë Mesopotaminë, tokën midis lumenjve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *