Skip to content

Shqipëria nuk është një eksportues i madh në SHBA, por një rritje e tarifave që Trumpi ka në plan për BE, mund të sjellë një “goditje” të rëndë ekonomike edhe për vendin tonë.

Politika e vendosjes së tarifave më të larta por dhe zbatimit të parimit të reciprocitetit, ka rritur mundësitë e një rreziku edhe për shumë sektorë në Shqipëri.Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tregon mënyrën sesi ekonomia shqiptare do të ndikohet brenda një 5-vjeçari nëse këto tarifa nisin të aplikohen.

Eksportet shqiptare do të preken të parët, por pas nuk ngelen as çmimet më të larta, investimet e huaja por dhe një tkurrje e tregtisë së jashtme.

Një ekspozim nga tarifat i partnerëve kryesor tregtarë si Italia, Kina, Gjermania, Spanja e Greqia do të prekte ndjeshëm ekonominë shqiptare, e cila është e varur në 56.9% të tregtisë së jashtme.

Sipërmarrësi amerikan në Shqipëri, Mark Crawford i sheh të drejta këto tarifa të vendosura nga Trump ndërsa thotë se Shqipëria duhet të jetë më e përgatitur në përballimin e kostove që do të vijnë nga BE.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *