Kur bëhet fjalë për projekte të mëdha inxhinierike, pak të tilla i afrohen madhësisë dhe kostos së digës më të madhe në botë, “Three Gorges dam” në kinë, që është një nga projektet inxhinierike më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë.
U deshën 9 vjet dhe shumë fuqi punëtore për ta sjellë në jetë. Ndodhur në provincën Hubei, në Kinë, diga Three Gorges është sistemi hidroelektrik më i madh në botë dhe prodhon energji të pastër të ripërtërishme. Kapaciteti i kësajë dige është aq i madh sa që sasia e jashtëzakonshme e ujit që mban ngadalëson rrotullimin e tokës. Shkencëtarët e NASA-s llogaritën se një ndryshim i vetëm në masën e ujit që mbahet nga diga rrit kohëzgjatjen e ditës me 0.06 mikrosekonda.
Nuk është e mjaftueshmë për tu vënë re në jetën e përditshme, por pak gjëra në tokë arrijnë ta realizojnë një gjë të tillë. Ajo gjithashtu e bën tokën më të rrumbullakët në mes. Diga u ndërtua në lumin Yangtze që është lumi më i gjatë në azi dhe pothuajse po aq i gjatë sa dhe lumi Amazon.
Be First to Comment