Gjëra të reja dhe të mahnitshme po zbulohen çdo ditë në mbarë globin. Shkencëtarët kudo që shkojnë, i presin surpriza. Lloje magjepsëse krijesash, relike historike, mbetje te tragjedive te lashta dhe mrekulli të fshehura natyrore, te gjitha gjenden të ruajtura në vendet me të çuditshme.
Akulli është një mjet ruajtjeje tepër efektiv dhe për këtë arsye peizazhet e ngrira në mbarë botën fshehin shumë sekrete të pazbulueshme. Me kalimin e viteve, shumë gjëra të çuditshme dhe të pashpjegueshme janë shfaqur në tundrat e ngrira të planetit tonë, që kanë ndryshuar plotësisht perceptimin tonë për Historinë dhe Shkencën.
Se si ka arritur saktësisht akulli të ruajë në mënyrë të përsosur krijesat që jetonin mijera vjet më parë, dhe artefaktet që i përkasin qytetërimeve për të cilat dimë shumë pak, është një mister që mbetet i pazgjidhur edhe sot. Nuk ka asnjë justifikim logjik se përse disa gjëra qëndruan të paprekura në formën e tyre origjinale nën shtresat e akullit, ndërsa të tjera thjesht u zhdukën nga faqja e dheut.
Por arkeologët dhe shkencëtarët kanë zbuluar gjëra të tilla ne terrene aq të ftohta, saqë cdo forme jete mezi çdo arrin të mbijetojë atje.
Be First to Comment