Skip to content

Qeni bari Kangal është thesar kombëtar i Turqisë. Kjo racë e lashtë ka pamje të ashpër dhe një natyrë të egër e të pavarur.

Duket se Kangali nuk e di se çfarë është frika. Ky qen i guximshëm mund t’i rezistojë ujqërve, madje edhe luanëve. Ai jeton në një mjedis të egër në Azinë Perëndimore. Kjo zonë është e populluar nga ujqër, qen të egër, derra të egër dhe arinj. Mjedisi është i thatë, kështu që kafshëve u duhet mjaft fat pasi edhe gjahu është i rrallë. Ndonjëherë grabitqarët e zonës sulmojnë delet dhe barinjtë e tyre për të siguruar ushqim.

Kangali ka zhvilluar aftësi të jashtëzakonshme, pasi ka kaluar breza të panumërt duke mbrojtur të zotët dhe delet e tyre nga grabitqarët. Kongali është një qen bari, dhe funksioni i tij kryesor është të mbrojë kopetë e bagëtive në Azinë Qendrore. Qentë Kangal arrijnë deri në 80 centimetra lartësi dhe mund të jenë edhe më të lartë se njerëzit kur qëndrojnë në këmbët e tyre të pasme. Është një nga racat më të mëdha të qenëve të bari në botë.

Përveç madhësisë së tij mbresëlënëse, Kangali është i pajisur me muskuj masivë dhe të fuqishëm, që e bëjnë atë një përbindësh të vërtetë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *