Skip to content

Charles Bronson i quajtur fillimisht Michael Gordon Peterson lindi më 6 dhjetor 1952. në Luton, Bedfordshire. Ndryshe nga shumë kriminelë të rrezikshëm, Bronson në fakt vinte nga një familje e qëndrueshme.

Babai i tij drejtonte një Klub konservator, i cili ishte një klub zotërinjsh për klasën e lartë të Britanisë dhe nëna e tij dukej relativisht normale. Bronson nuk ishte aspak një fëmijë i keq. Në fakt, të afërmit e tij pohuan se ai ishte një fëmijë shumë i sjellshëm, dhe i butë me të tjerët, mund të thuash se ishte fëmija i ëndrrave të të gjithëve.

Duket se telashet filluan gjatë viteve të tij të adoleshencës pasi familja e tij u zhvendos në Ellesmere port Cheshire. Në moshën 13-vjeçare ai dyshohet se ishte pjesë e një bande që vidhte dhe krijonte kaos. Djali i sjellshëm u zhduk disi. Ai përfundimisht e la shkollën dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, ku arriti të gjente një punë por brenda dy javësh, ai u pushua nga pas sulmit ndaj menaxherit të tij.

Pas kësaj ai pati disa punë të tjera por të gjitha ishin jetëshkurtër. Situata që çoi në burgimin e tij të parë është mjaft e çmendur. Ai debatoi me babain e të dashurës së tij dhe pas kësaj, ai u tërbua aq shumë sa që doli jashtë dhe theu disa makina të parkuara.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *