Skip to content

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar se muaji Mars në Shqipëri do të ketë temperatura të ulëta gjate nje pjese te gjate te muajit dhe duke nisur nga kjo e marte dhe madje ne disa zona te veriut mund te shkojne deri në -7°C.

Ajo tha se këto janë temperaturat më të ulëta të shënuara në 5 vitet e fundit për këtë muaj. Gjithashtu, reshjet e shiut nga mesi i muajit Mars do të jenë të pakta dhe priten kryesisht nga data 18 deri më 22 mars.

“Ky muaj qe sapo la 9 ditet e para ka pasur shumë pak reshje dhe kjo situatë do të vazhdojë. Megjithatë, presim rreth 3 ditë me reshje mes datave 18-22 mars. Deri atëherë, reshjet do të jenë të papërfillshme dhe jo të shpërndara në të gjithë vendin.

Temperaturat do të mbeten të ulëta edhe në ditët e fundit të ketij muaji, duke e përmbyllur muajin me vlera termike më të ulëta se vitet e fundit,” u shpreh Porja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *