Demokratët po mbahen me shpresë se me fitoren e Donald Trumpit në SHBA do t’i hiqet “Non Grata” Sali Berishës.
Për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve, figura të PD-së po i servilosen kryetarit me shpresën se do t’i hiqet “damka” nga SHBA.
Së fundmi është Belind Këlliçi i cili na ka befasuar të gjithë teksa ka deklaruar se është hequr “Non Grata” e Sali Berishës, megjithëse nuk ka asnjë reagim zyrtar nga SHBA.
“Non grata për Sali Berishën është hequr. Akoma nuk e dini ju këtë more burrë i dheut! Akoma me “non grata”-n do merremi ne?! Ky është problemi i shqiptarëve. Kujt i intereson? PD sot ka marrëdhënie të shkëlqyera sot me administratën e re të Trump. Strategu kryesor i fitores së Donald Trump udhëheq fushatën tonë elektorale. Më mirë se kaq nuk mund të ishim”, tha Këlliçi.
Be First to Comment