“Gjesti, një djal i vogël i sinqert që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: ti ke rënë kokë e këmbë mbrenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe. Të uroj fitoren, Gjest”, ka shkruar aktori i dashur për publikun shqiptar.
Ky mesazh i ngrohtë është pritur me entuziazëm nga ndjekësit e Gjestit në rrjetet sociale, duke e përforcuar pozicionin e tij si një nga favoritët kryesorë për çmimin e madh.
Gjesti është komentuar gjerësisht për afrimitetin me këngëtaren Egli Tako, një marrëdhënie që po zhvillohet në sy të publikut dhe që po përcillet me kuriozitet të madh nga fansat. Mesazhi i Çun Lajçit duket se është edhe një reflektim i asaj që shumë shikues po ndjejnë: një mbështetje për një histori të sinqertë që po lind para kamerave.
Be First to Comment