Sherri mes deputeti të PD-së, Flamur Noka dhe disa banorëve të Vorës, të cilët i akuzoi se po ndërhynin në procesin zgjedhor, ka vazhduar edhe brenda qendrës së votimit. Noka iu drejtua duke i thënë që “do ju zvarris”, teksa i kërkoi të largoheshin nga QV. Por qytetarët u shprehën se po prisnin radhën për të votuar, dhe se “ishin qytetarë”, e jo horra siç deputeti i quajti.
“Do të zvarris! Je horr i Xhabaftëve”- Noka përplaset me qytetarët në Vorë! Banori: S’kam lidhje me ata, po pres radhën! Lëri njerëzit të votojnë të lirë
Published inUncategorized
Be First to Comment