Skip to content

Nuk kanë munguar as tensionet mes Shehaj dhe ministrit dhe shkak sipas tij është bërë urdhri që Hoxha i dha komisionerit për të nxjerrë nga KZAZ kandidaten e “Mundësisë” Barbara Doda.

Shehaj e akuzoi ministrin se ishte ai që dha urdhrin, ndërkohë që ky i fundit në prezencën e 7 truprojave vendosi që të qëndronte sa më larg mediave.

Nga ana tjetër, kreu i “Mundësisë” vijoi me akuzat duke i kërkuar ministrit Hoxha që të mos fshihet dhe t’u japë llogari shqiptarëve.

“Normale që do merren votat. Çfarë do ministri i Brendshëm me 7 truproja brenda hapësirës që është për vëzhguesit. Cili vëzhgues do të guxonte që të kundërshtonte kur ka ministrin këtu me 7 truprojat e tij”, ka thënë Shehaj i revoltuar.

Ndërkohë që më tej ju drejtua ministrit duke i thënë: “Zoti ministër, ju dhatë urdhër të largoni kandidaten? Një pyetje kam. Na tregoni pak se çfarë bëhet këtu, Zoti ministër ju e dhatë urdhrin që të largohet një nga kandidatet sepse po të kërkonte të drejtësinë e saj? Zoti Ministër kemi video, pse fshihesh? Është e lehtë kur je ministër të merresh me kandidatët. Kur e bëni këtu imagjinoni se çfarë bëni jashtë kësaj salle. Je fshehur hë?”.

Nga ana tjetër Hoxha ia kthehu duke i thënë Shehajt se po bëhet i rëndësishëm për faktin se është duke u bërë sërish deputet.

“Po bëhesh i rëndësishëm se po bëhesh deputet…”, dëgjohet të thotë ministri.

Pas këtij debati, Shehaj zhvilloi dhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku për mikrofonin e Neës24 tregoi për problemin e hasur në këtë KZAZ numërimi, ku njëri prej komisionerëve të kësaj partie sinjalizoi se vota të pavlefshme po numëroheshin për parti politike.

Menjëherë pas këtij sinjalizimi ai shkoi me urgjencë në këtë KZAZ ku dhe u përplas me një tjetër komisioner i cili i kërkoi Shehajt që të mos bënte kështu “për një votë”.

“Unë u njoftova që në këtë KZAZ një nga vëzhguesit tanë sinjalizoi një problem që disa nga votat po tjetërsoheshin, vota të pavlefshme po i shtoheshin disa partive politike, e ngritëm shqetësimin, pastaj bënë sikur nuk dëgjuan dhe vazhduan procesin.

Erdhi Barbara Doda ngriti këtë shqetësim. Me ftesë të ministrin të brendshëm, i cili ishte dhe te cepi i ulur, këtu vendosën që të largonin kandidaten e partisë Mundësia. U njoftova, erdha këtu. Diskutova me kryetarin e KZAZ i cili pa asnjë problem tha se nuk bëhet kështu për një votë, apo disa vota. Jemi këtu e sinjalizuam këtë edhe ne kreu i KQZ. Procesi vazhdoi”, tha Shehaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *