Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, ku Jurgen Shima dyshohet se ka marrë me forcë në automjet një vajzën 29-vjeçare. Ai e ka mbajtur peng për disa orë, teksa e kërcënonte për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u mor si provë materiale për hetimin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, që tashmë ka nisur hetimet e mëtejshme për rastin.
Be First to Comment