Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka arritur një marrëveshje të përmasave të mëdha me shtetin e Katarit, e cila kap vlerën totale prej 1.2 trilionë dollarësh. Bashkëpunimi përfshin sektorë kyç si aviacioni, mbrojtja, infrastruktura dhe marrëdhëniet diplomatike.
Investimet në aviacion
Një ndër elementët kryesorë të marrëveshjes është kontrata mes kompanisë ajrore Qatar Airways dhe gjigantit amerikan Boeing. Në kuadër të kësaj kontrate, Katari do të blejë 210 avionë të modeleve më të fundit, përfshirë Boeing 787 Dreamliner dhe 777X. Vlera e kësaj marrëveshjeje llogaritet në rreth 96 miliardë dollarë dhe pritet të krijojë mbi 150 mijë vende pune në Shtetet e Bashkuara çdo vit.
Be First to Comment