Organizatorët falënderuan pjesëmarrësit për mirëkuptimin dhe ritheksuan angazhimin e tyre për një mjedis të sigurt, neutral dhe gjithëpërfshirës, ku respektohen të gjithë pjesëmarrësit.
Pjesëmarrja e Izraelit ka qenë objekt i debateve të forta që prej fillimit të këtij edicioni, me thirrje të shumta për përjashtimin e saj për shkak të luftës në Gaza. Yuval Raphael është një e mbijetuar e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin humbën jetën rreth 1.200 persona — fakt që ka nxitur polemika shtesë rreth përfshirjes së saj në garë.
Për të garantuar sigurinë në këtë event, janë angazhuar mbi 1.300 forca policie dhe ekspertë të sigurisë, përfshirë mbrojtjen kibernetike. Janë vendosur gjithashtu rregulla të reja për flamujt, ku në skenë dhe në “green room” lejohet vetëm flamuri kombëtar, çka ndalon në mënyrë indirekte edhe flamurin LGBTQ+, ndonëse ky i fundit lejohet në zonat publike të arenës.
Be First to Comment