“Mendoj që është një nga shanset më të mira që i jepet Shqipërisë për të fituar një çmim në Eurovizion. Ishte një këngë shumë e bukur që tregon jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët.
Pasi pashë performancën, mendoj vërtet se ka një shans që ta fitojë Shqipëria votën e jurisë. Performanca ishte në nivelin e duhur, pa asnjë defekt apo mangësi, ndaj është vërtet shansi më i mirë për të fituar.
I pyetur nëse do e krahasonte këtë përformancë me një tjetër gjatë Eurovizionit, gazetari tha se: “Ishte një përfaqësim i mirë dhe mendoj se ajo i ka bërë për vete fansat e Eurovizionit përderisa u kualifikua në natën finale, por nuk mund të krahasohet me dikë. Ishte e suksesshme”, tha ai.
Be First to Comment