Márquez u vra në sallonin e bukurisë ku ajo punonte në qytetin e Zapopan nga një burrë që hyri brenda dhe e qëlloi. Zyra e prokurorit nuk përmendi një të dyshuar.
Pak sekonda para incidentit, Márquez u pa në transmetimin e saj të drejtpërdrejtë në TikTok e ulur në një tavolinë duke shtrënguar në krahë një lodër pellushi. Vajza dëgjohet duke thënë: “Ata po vijnë”, përpara se një zë në sfond e pyet: “Hej, Vale?”. “Po” i përgjigjet ajo dhe në atë moment, qëllohet në gjoks e në kokë.
Márquez, e cila kishte afro 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, kishte thënë më herët në transmetimin e drejtpërdrejtë se dikush kishte shkuar në sallon kur ajo nuk ishte atje me një “dhuratë të shtrenjtë” për t’i ofruar. 23 vjecarja, e cila dukej e shqetësuar, tha se nuk po planifikonte të priste që personi të kthehej.
Be First to Comment