Pjesëmarrja e saj në protestën e opozitës ngjalli vëmendje për shkak të rolit të saj në një nga skandalet më të bujshme të viteve të fundit.
Gjykata i ka shpallur fajtorë të dy për ngjarjen që tronditi opinionin publik. Safet Gjici u dënua me 3 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 2 vite. Ndërsa Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg, pasi u shpall fajtore për prostitucion.
Sipas hetimeve të SPAK, Kaçi i ofroi Gjicit favore seksuale në këmbim të një projekti për qentë endacakë në Kukës. Marrëdhënia intime ndodhi në zyrën e punës së kryebashkiakut dhe u regjistrua në një video që më pas u bë virale.
Be First to Comment