Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, ai tha se: “Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade.
”Megjithatë, Rama nënvizoi se ky moment kërkon qasje të re dhe veprime të reja. “Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe,” u shpreh ai.
Ai shtoi se janë të domosdoshme “disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri” dhe theksoi nevojën për unitet dhe koordinim të plotë me aleatët europianë: “Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.”
Be First to Comment