Skip to content

“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret”, tha ai.

Ndryshe, Periskopi ka raportuar ekskluzivisht për skandalin me mbetjet shtazore.

Edhe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me kërkesë së Prokurorisë Speciale dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, është duke kryer bastisje në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me kontratën e Ministrisë së Bujqësisë për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Kelani ka treguar se pas përfundimit të operacionit, do të jepen më shumë informacione.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Kurse,

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale./Periskopi

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *