Së bashku me avokatin mbrojtës mësohet se është dorëzuar në ambjentet e komisariatit të Sarandës.
Një javë më parë (19 maj) ai u shpall në kërkim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi i kishte shitur drogë një vajze të mitur 15-vjeçare. E mitura përfundoi në spital për shkak të mbidozës së lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Be First to Comment