Skip to content

Administrata Trump po u kërkon ambasadave dhe konsullatave amerikane që të ndalojnë caktimin e intervistave për studentët që kërkojnë vizë për të ndjekur studimet në SHBA.

Politico citon një dokument diplomatik të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Ky veprim konsiderohet si një hap i parë drejt masave të reja që sipas Politico do të përfshijnë edhe vlerësimin e profileve në rrjetet sociale të aplikantëve për viza.

Ky vendim do të shtonte një kapitull të ri në konfliktin që presidenti Trump ka shpallur ndaj botës universitare amerikane, të cilën ai e konsideron si të rreshtuar në kampin “liberal”. Administrata amerikane është gjithashtu gati të anulojë të gjitha kontratat e mbetura të qeverisë federale me Universitetin e Harvardit, me një vlerë të vlerësuar prej 100 milionë dollarësh.

Kjo del nga një letër e dërguar nga Shtëpia e Bardhë për agjencitë federale të SHBA-së dhe e raportuar nga New York Times, ku qeveria u kërkon atyre të “gjejnë furnitorë alternativë” për shërbimet e ardhshme.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *